Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Freskia e përhershme e dyshemesë së Mekës: Si qëndron e ftohtë në vapën përvëluese?

admin
  • Krijuar : 09-09-24
  • / 398 Lexime

Për këdo që ka kryer pelegrinazhet e Umres ose Haxhit, me siguri do të ketë vënë re freskinë nën këmbë kur shkel në dyshemetë e mermerta të Xhamisë së Madhe dhe rreth Qabes së Shenjtë në Mekë.

Shumë kanë debatuar për arsyen e ndjenjës së të ftohtit, duke pasur parasysh temperaturat e nxehta të verës saudite.

Zyra e Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta tha për Al Arabiya, transmeton shqiptari.net se arsyeja kryesore qëndron pas llojit të mermerit të përdorur.

Arabia Saudite importon nje lloj të rrallë mermeri Thasos nga Greqia që reflekton rrezet e diellit dhe nga ana tjetër nxehtësinë gjatë ditës.

Autoritetet kanë hedhur poshtë pretendimet se arsyeja e vërtetë pas freskisë ishte një seri tubash uji të ftohtë të vendosur nën dyshemenë e mermerit./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame