Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i KMSH-së promovon harmoninë ndërfetare në takimin me përfaqësues Ndërkombëtarë në Gjermani

admin
  • Krijuar : 17-09-24
  • / 137 Lexime

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku me përfaqësues të tjerë të komuniteteve fetare në vend, zhvilluan një takim të rëndësishëm me Dr. Mark Speich, Sekretarin e Shtetit për Mediat dhe Çështjet Federale, Ndërkombëtare dhe të BE-së në landin e Rinit Verior, Westfali të Gjermanisë.

Gjatë këtij takimi, u theksua vlera e jashtëzakonshme e dialogut ndërfetar dhe e harmonisë që karakterizon bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Z. Spahiu e vlerësoi rolin e fesë në ruajtjen e vlerave njerëzore dhe shoqërore, duke trajtuar gjithashtu sfidat e rikthimit të besimit pas periudhës së shtypjes komuniste.

Nga ana tjetër, Dr. Speich e përshëndeti Shqipërinë për shembullin unik të marrëdhënieve ndërfetare, duke theksuar nevojën për bashkëpunim në adresimin e sfidave të përbashkëta, si dhe rëndësinë e zhvillimit të pronësisë dhe pavarësisë ekonomike të komuniteteve fetare./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame