Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Përse myslimanët janë të përçarë?

admin
  • Krijuar : 26-09-24
  • / 345 Lexime

Një pyetje e rëndësishme dhe që të shkakton dobi.

Shtrohet pyetjaPërse ndodh që ndërsa njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj bote, të shkujdesurit dhe madje edhe të çudhëzuarit e hipokritët, të bashkëpunojnë pa rivalitet, kurse njerëzit e fesë, dijetarët fetarë dhe ata që ndjekin ehli sunnetin e kundërshtojnë njëri-tjetrin me rivalitet, ndonëse këta janë njerëzit e së vërtetës dhe të bashkimit?

Në të vërtetë harmonia i përket popullit të pajtimit, ndërsa konflikti hipokritëve:

Si është që këto të dyja të kenë ndryshuar vendet, ku e vërteta u bë të qëndrojë përkrah këtyre, dhe e shtrembëra përbri atyre?

Përgjigjja: Ne do të parashtrojmë shtatë nga numri shumë i madh i shkaqeve, për këtë gjendje të dhimbshme, të turpshme dhe të tmerrshme, e cila i shkakton një njeriu me zell të qajë.

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Vërseti,

Vërtet që Ne ta kemi zbritur Librin ty me të vërtetën, prandaj adhuroje Zotin me sinqeritet, sepse Zotit i takon feja e praktikuar me sinqeritet.”, Kur’an 39,;2

dhe thënia e profetit më të nderuar a.s.m.:

Të gjithë njerëzit do të shkatërrohen me përjashtim të dijetarëve; dhe të gjithë dijetarët do të shkatërrohen, përveç atyre që veprojnë në përputhje me njohjen e tyre; dhe prej këtyre të gjithë do të shkatërrohen përveç të sinqertëve; madje edhe të sinqertit janë në rrezik të madh”,

Vërseti Kur’anor së bashku me hadithin profetik na tregojnë se sa parim i rëndësishëm i islamit është sinqeriteti. Nga shumë pika që kanë të bëjnë me sinqeritetin, ne do të shpjegojmë shkurtazi vetëm pesë

Shkaku i Parë

Ashtu si kundërshtimi ndërmjet njerëzve të së vërtetës që nuk buron nga mungesa e së vërtetës, po ashtu marrëveshja që sundon ndërmjet njerëzve të shkujdesjes nuk buron nga besimi i tyre tek e vërteta. Përkundrazi, detyrat e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, ato të politikës, dhe ato të atyre që kanë marrë edukim laik si dhe funksionet e të tjerëve si shembulli i këtyre në klasat e shoqërisë, janë paracaktuar e dalluar. Kështu detyrat dhe funksionet e grupeve të ndryshme, të shoqërive dhe të komuniteteve janë përcaktuar dhe janë bërë të dalluara nga njëra-tjetra.

Gjithashtu, shpërblimi material që ata marrin për detyrat e tyre me qëllim që të sigurojnë mjetet e jetesës, si dhe shpërblimi moral që qëndron në vëmendjen që ata marrin nga njerëzit për hir të ambicies së tyre dhe krenarisë e postit -edhe këto gjithashtu janë paracaktuar dhe vendosur. Prandaj, nuk ndodhet asgjë që të shkaktojë përplasjet, kundërshtimet dhe rivalitetin. Sado e keqe të jetë rruga që ata ndjekin, përsëri ata janë të aftë të ruajnë bashkimin dhe pajtimin. Sa për njerëzit e fesë, dijetarët dhe ata që ndjekin tarikatin, detyra e gjithësecilit prej tyre ka të bëjë me të gjithë njerëzit, pra detyra orientohet e shikon tek të gjithë; shpërblimi i tyre i shpejtë material nuk është vendosur dhe nuk është përcaktuar; po ashtu, pjesa e tyre nga posti dhe rangu shoqëror, orientimi i njerëzve drejt tyre dhe mirëpritja gjithashtu, nuk janë paravendosur e paracaktuar. Shumë mund të jenë kandidatët dhe pretendentët për të njëjtin post; Shumë duar mund të shtrihen për cilindo shpërblim që ofrohet -jepet- qoftë moral apo material. Dhe që këtu buron përplasja dhe rivaliteti; harmonia shndërrohet në grindje dhe marrëveshja në mosmarrëveshje.

Tani ilaçi dhe mjekimi për këtë sëmundje të tmerrshme është sinqeriteti. Sinqeriteti mund të arrihet duke preferuar adhurimin e Zotit mbi adhurimin e nefsit, duke preferuar të vërtetën mbi egoizmin dhe nefsin, dhe kështu duke manifestuar kuptimin e vërsetit:

Sigurisht që shpërblimi im është vetëm prej Allahut”, Duke hequr dorë nga shpërblimi material e moral që jepet nga njerëzit, duke shfaqur kështu kuptimin e vërsetit, 

Detyra e të dërguarit është vetëm që të bëjë të njohur mesazhin”, dhe duke perceptuar se mirëpritja e fjalës së tij nga njerëzit, ndikimi i mirë i saj tek ata, lënia e përshtypjes së mirë, dhe tërheqja e vëmendjes së tyre për tek ai, kanë të bëjnë vetëm me mirësinë e Zotit ndaj tij, dhe ato nuk përfshihen brenda detyrës së tij e cila përkufizohet vetëm në dhënien e mesazhit; madje ato nuk janë të domosdoshme për të, dhe ai nuk është i urdhëruar për t’i fituar ato -dhe duke kuptuar këtë, njeriu do të ishte i suksesshëm në fitimin e sinqeritetit, ose përndryshe do t’i humbiste atij mirësia e madhe.

vazhdon… / Bediuzzaman Said Nursi; Risalei Nur, Lema 20, pjesa e parë

Marre nga Zell.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame