Sunday 06-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Islami në Brazil!

admin
  • Krijuar : 27-09-24
  • / 70 Lexime

Islami praktikohet nga mbi 200,000 brazilianë, duke e bërë kështu komunitetin më të madh mysliman në Amerikën Latine. Shumica e këtyre njerëzve kanë origjinë arabe, ndërsa numri i te konvertituarve brazilianë është gjithnjë e në rritje.

Islami erdhi në Brazil me skllavët nga Afrika Perëndimore, përfshirë Hausa, Malinkes dhe Yoruba. Skllavët myslimanë ishin kryesisht viktima të ngjarjeve politike në atë që sot është Nigeri. Pasiguria dhe lufta që ndodhi gjatë krijimit të Kalifatit Sokoto sollën mijëra skllavë Hausa, shumë prej të cilëve ishin ushtarë rivalë. Po ashtu, skllavët myslimanë u kapën gjatë luftërave të brendshme të Perandorisë Yoruba. Myslimanët e hershëm në Brazil nuk përfaqësonin vetëm një ose dy grupe etnike, por shumë, përfshirë afrikanë që u konvertuan në Islam në Brazil.

Myslimanët e hershëm u mblodhën në mënyrë private për lutje, për të mësuar ne menyre qe të lexonin dhe shkruanin arabisht, çka ishte e rëndësishme në një periudhë kur shumica e brazilianëve të bardhë ishin analfabetë, për udhëzim shpirtëror dhe në disa raste, për të planifikuar kryengritje (si Kryengritja Malê e vitit 1835). Islami afrikan u transformua nën skllavëri, duke u detyruar të përshtatej me rrethanat që e bënin të vështirë për skllavët myslimanë të luteshin rregullisht ose të respektonin ligjet e ushqimit fetar. Disa pronarë skllavësh e ndalonin praktikën e Islamit dhe ndëshkonin skllavët për mësimin e arabishtes. Megjithatë, një komunitet i gjallë ekzistonte në vitet 1860, siç dëshmohet nga një imam nga Bagdadi që u vendos në Rio de Janeiro në vitin 1866 dhe vlerësoi se Brazil kishte deri në 20,000 myslimanë, shumica e të cilëve ishin në Salvador. Me kalimin e kohës, popullsia u ul. Disa myslimanë afrikanë u kthyen në Afrikë, ndërsa martesat ndërmjet grupeve, arsimi publik dhe konvertimi në katolicizëm e zvogëluan numrin e myslimanëve.

Popullsia aktuale myslimane në Brazil përbëhet kryesisht nga arabë sirianë, libanezë dhe palestinezë dhe pasardhësit e tyre, me numra më të vegjël të migrantëve afrikanë dhe konvertitëve brazilianë. Valë e parë e arabëve levantinë erdhi në vitet 1890, duke ikur nga pasiguria politike dhe ekonomike në Perandorinë Osmane, shumica e të cilëve ishin të krishterë, por shumë ishin myslimanë. Emigrimi arriti kulmin rreth Luftës së Dytë Botërore, dhe megjithëse ka ngadalësuar, arabët vazhdojnë të mbërrijnë në Brazil. Shumica e tyre jetojnë në São Paulo dhe drejtojnë qendra dhe xhami aktive islame. Edhe pse përballen me pak përplasje, ka raste kur disa grupe fetare i shqetësojnë verbalish myslimanët, veçanërisht gratë që veshin rrobat islame./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame