Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryeministri Rama citon Profetin Muhamed (a.s) gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara në Baku

admin
  • Krijuar : 13-11-24
  • / 376 Lexime

Gjatë fjalimit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, kryeministri Rama ishte i drejtpërdrejtë, kur kërkoi vullnet të përbashkët politik për të shkuar përtej fjalëve. 

Mungesën e disa prej liderëve të vendeve më të fuqishme në samit, përfshirë ata nga 13 shtetet që konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj, kryeministri e interpretoi si mungesë të vullnetit politik për të vepruar. 

Larg qoftë t’i jap leksion ndonjërit, duke qenë se në fund të fundit jemi mësuar që të na bëjnë leksione, jo t’u bëjmë ne të tjerëve, por ajo që po them është çfarë dreqin po bëjmë në këto mbledhje njëra pas tjetrës, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota. Dhe ç'është më e keqja, disa aktorë të mëdhenj dhe të vegjël edhe e bojkotuan këtë ngjarje vjetore. Ajo çfarë po ndodh në Europë dhe në botë sot nuk lë shumë hapësirë për optimizëm dhe pse optimizmi është e vetmja mënyrë mbijetese që njohim ne shqiptarët.

Ndasitë në samitin e klimës, sipas kryeministrit, pasqyrojnë  saktësisht atë që ndodh në botën reale.

Jeta vazhdon me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona të mbushura përplot me fjalë të mira për të luftuar ndryshimin e klimës që nuk ndryshojnë asgjë. Edhe më keq, ashtu siç Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e theksoi dje, emetimet e karbonit faktikisht janë rritur gjatë këtij viti nga COP-i i vitit të kaluar deri tek ky aktual në vend që të ulen dhe objektivat ambicioze po shtyhen edhe një herë në një botë që gjithmonë e më shumë është e çoroditur e thellësisht e ndarë.

Kryeministri e përfundoi fjalimin me një shprehje të profetit Muhamed.
Ndërkohë që pamja ime pa zë shfaqet në ekranet e heshtura të sallës së bukur të pritjes pas kësaj dhome, dua ta përfundoj duke përmendur një histori nga Enes bin Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të - (meqë ra fjala unë jam katolik) - i cili tregoi se profeti Muhamed, (paqja qoftë mbi të), thoshte që
Në qoftë se dita e gjykimit vjen, ndërkohë që njeri prej jush ka një fidan në dorë, nëse mundet ta mbjellë përpara se ajo të vijë, atëherë le ta mbjellë”.

Në këtë konferencë vjetore në Baku, zyrtarët po negociojnë se si shtetet e pasura mund të paguajnë në mënyrë që shtetet e varfra të zvogëlojnë ndotjen duke zëvendësuar shfrytëzimin e fosileve me energji të pastër, të ofrojnë kompensim për katastrofat klimatike dhe të përgatiten për t’iu përshtatur motit ekstrem. Një marrëveshje e tillë parashikon një kosto prej 100 miliardë deri në 1 trilion dollarë në vit.

Por Kina dhe Shtetet e Bashkuara, që janë ndotësit më të mëdhenj dhe ekonomitë më të fuqishme, nuk po përfaqësohen nga udhëheqësit kryesorë të tyre në konferencë. As udhëheqësit e Indisë dhe Indonezisë, dy shteteve të tjera me numrin më të madh të banorëve në botë, nuk janë të pranishëm në Baku.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. / Top Channel

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame