KMSH në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame, Bedër dhe Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane, organizuan simpoziumin ndërkombëtar
admin
Krijuar : 26-03-21
/
3862
Lexime
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame, Bedër dhe Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane, organizuan simpoziumin ndërkombëtar me titull: "Sfidat e Komuniteteve Myslimane në Vendet e Evropës Lindore në kohën e Pandemisë".
1. H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
2. Dr. Mohamad Bechary, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror për Komunitetet Myslimane, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.
3. Shejh Akhmed Tamim, Myftiu i Ukrainës.
4. Dr. Enver Gicic, Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame, Sanxhak, Serbi.
5. Dr. Giasiar Serif Damadoglu, ish Zëvendës Myfti, Profesor i Shkencave Islame, Greqi.
6. Besim Mehmeti, Bashkësia Islame e Kosovës.
7. Dr. Jamal Safarty, KU Bedër, Shqipëri.
8. Hysni Skura, Moderator, KU Bedër, Shqipëri.
Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, në cilësinë e bashkorganizatorit të këtij simpoziumi rajonal, vuri theksin në sfidat dhe sjelljen e re që na u desh të fitojmë për të vazhduar aktivitetin tonë fetarë edhe në kushte të tilla.
-Sfidat që solli pandemia COVID-19 ishin një pikë kthese e paprecedentë në historinë e institucioneve që angazhohen në punën me fenë islame, në mbarë botën në përgjithësi, e në rajonin tonë në veçanti.
Kjo pasi këto institucione u detyruan të komunikojnë vetëm virtualisht me besimtarët gjatë periudhës së mbylljes së imponuar nga qeveritë përkatëse për ruajtjen e shëndetit dhe jetës, duke krijuar një realitet të ri që do t’i detyrojë drejtuesit e këtyre institucioneve t’i studiojnë edhe një herë mekanizmat e punës fetare e predikuese për t’i bërë ato sa më të përshtatshme me rrethanat e vështira, por pa prekur asgjë nga bazat tradicionale të fesë.