Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu i Kosovës,Naim ef. Tërnava uron me rastin e festës së Pashkëve Z. Dodë Gjergjit Ipeshkvit i Kosovës

admin
  • Krijuar : 05-04-21
  • / 5040 Lexime

Me ane te nje postimi ne faqen zyrtare ne facebook Bashkesia Islame e Kosoves eshte shprehur:

Ipeshkvit të Kosovës, Z. Dodë Gjergjit

I nderuari ipeshkëv Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve, në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi, si dhe në emër të besimtarëve të besimit islam, ju përcjellë juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë urimet e mia më të sinqerta, duke ju dëshiruar të mirat e begatitë e Zotit. Zotni ipeshkëv, është viti i dytë që njerëzimi po përballet me pandeminë COVID-19, megjithatë festat tona fetare paraqesin momente reflektimi e motivimi për ta njohur hyjnoren, respektuar vetën e tjetrin, si dhe për të ngritur të ardhmen më të mirë.Te populli ynë është dëshmuar katërçipërisht se festat fetare janë vlerë themeltare në traditën tonë, përmes së cilave kultivojmë mirëkuptimin, harmoninë e respektin, si dhe solidaritetin e mbështetjen kur është e nevojshme.I nderuar ipeshkëv, të dashur vëllezër! E gjej të udhës, edhe njëherë të lutemi bashkërisht që Zoti të na mëshirojë dhe që sa më parë të kalojë pandemia, e që ne t’i kthehemi detyrave tona të përditshme. Duke ju përshëndetur vëllazërisht edhe njëherë ju uroj Juve dhe gjithë besimtarët katolik, Gëzuar Pashkët! Paçi lumturi, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja!

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,Naim ef. Tërnava

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame