Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i BFI Reis Ulmaja dhe Kreret e tjere fetare ne takim me Kryeministrin e Shtetit RMV, z. Zoran Zaev

admin
  • Krijuar : 08-04-21
  • / 1805 Lexime

Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, prezantoi sot, më 8 prill 2021, në takim te Kryeministri i RMV, z. Zoran Zaev. Në takimin e përbashkët me krerët e bashkësive fetare, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefan dhe biskupin e Kishës Katolike, D-r. Kiro Stojanov, prezent ishte edhe Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, z. Darijan Sotiroski.

Liderët fetarë me Kryeministrin, krahas situatës aktuale dhe vaksinimit, diskutuan edhe për disa çështje të ndryshme duke filluar nga lënda e Etikës së Religjioneve. Paraprakisht, të gjithë liderët i kanë dërguar një shkresë zyrtare Kryeministrit në të cilën kërkojnë që kjo lëndë, marrë parasysh ndikimin e madh pozitiv që ka në edukimin e nxënësve, të përfshihet në më shumë klasë, e jo vetëm në klasën e pestë, andaj kjo çështje ishte pikë diskutimi dhe Kryeministri shprehu përkrahjen dhe vlerësimin e tij për impaktin pozitiv që ka kjo lëndë.

Reis Ulemaja para Kryeministrit shprehu shqetësimin e tij me rastin e përjashtimit të studentëve, që kanë të mbaruar medresenë, nga disa fakultete shtetërore dhe kërkoi që ky problem të zgjidhet. Kryeministri premtoi që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt dhe studentët do kthehen në fakultete.

E ndërlidhur me këtë çështje dhe shumë me rëndësi, është edhe çështja e akreditimit të shkollave të mesme fetare. Vendi ynë ende nuk i ka të akredituara shkollat e mesme fetare dhe një projekt i përbashkët me qeverinë është në vijim për zgjidhjen e këtij problemi përfundimisht. Krerët fetarë kërkuan njëzëri nga Kryeministri që kësaj çështjeje t’i jepet zgjidhja adekuate përfundimtare.

burimi:bfi.mk

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame