Në këtë takim, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me organizimin e jetës fetare dhe me funksionimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë, në të cilën jemi duke u përballur me virusin Covid-19.
Kryetari Ahmeti, falënderoi Myftiun Tërnava dhe nëpërmes tij të gjithë institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për gatishmërinë dhe respektimin e masave të parapara për parandalimin e këtij virusi.
Meqë jemi në prag të fillimit të muajit Ramazan, kryetari Ahmeti uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e këtij muaji, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për një sërë çështjesh me interes për të gjithë qytetarëve të Prishtinës.