Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ramazan 2021:Urimi i Reisul Ulema i BFI të RMV per Ramazanin

admin
  • Krijuar : 12-04-21
  • / 1746 Lexime

O besimtarë!

Besimtarë e besimtare, vëllezër e motra!Nesër është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, ditë kjo me të cilën fillon kryerja e obligimit të shenjtë të agjërimit të ditëve të tij.

Muaji i Ramazanit po na vjen me vlera dhe begati të shumënumërta, me të cilat formojmë dhe ngritim lartë personalitetin tonë të besimtarit të denjë. Zbritja e Kur'anit Famëlartë në këtë muaj, si dhe agjërimi i ditëve të tij për hir të All-llahut Fuqiplotë, forcon vetëdijen tonë mbi Zotin, moralin, durimin, sakrificën, paqen, tolerancën, humanizmin dhe bujarinë.

E gjithë kjo hap dyert e lutjeve tona drejt Madhërisë së Zotit, për të pastruar të menduarit, zemrat dhe shpirtërat tonë, dhe më në fund për të merituar faljen dhe ndihmën e të Madhit Zot, sepse i dashuri ynë Muhamedi a.s. ka thënë: "Kush agjëron Muajin e Ramazanit me besim të plotë dhe me vetëdije të lartë, All-llahu Fuqiplotë i falë të gjitha mëkatet e mëparshme".

Pra, nga kjo kuptojmë se muaji Ramazan na ofron një ambient të shenjtë, i cili duhet të shfrytëzohet në relacion të paluhatshëm me Krijuesin tonë, në paqe me të gjithë, me bujari dhe solidaritet me të varfërit, me afrim ndaj njëri-tjetrit.Edhe ky Ramazan po na gjen në gjendje të jashtëzakonshme shkaku i Pandemisë COVID-19, prandaj kujdesi i nivelit të lartë dhe disiplina precize e jona për të respektuar të gjitha rekomandimet me qëllim mbrojtjen nga kjo sëmundje, do të jetë një vlerë e jona në këtë muaj të shenjtë për të dhënë kontributin e vazhdueshëm për tejkalimin e kësaj gjendjeje, andaj, le të jetë ky muaj një inspirim i gjallë për ngritjen e vetëdijes sonë për të dalë nga kjo gjendje e vështirë shëndetësore. Besimtarë e besimtare të nderuara!

Më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, organeve dhe institucioneve të saja, si dhe në emrin tim t'ju shprehi urime të përzemërta, duke iu lutur All-llahut Fuqiplotë që t'ju jep shëndet e vullnet të plotë, iman të paluhatshëm, vetëdije të lartë, ibadete të nduarnduarta dhe agjërim të lehtë e të pranuar.

Ju qoftë me hajr muaji i bekuar i Ramazanit dhe Zoti ju bekoftë!

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame