Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Masat e reja: Nga sot në Kosovë me certifikatë vaksinimi ose test

admin
  • Krijuar : 29-08-21
  • / 1193 Lexime

Qeveria e Kosovës ka miratuar të shtunën masat e reja anti-COVID, pas rritjes te norme të rasteve të reja të infektimeve e të fataliteteve.

“Masat kundër pandemisë i kemi propozuar e miratuar në raport me situatën epidemilogjike duke qenë të kujdesshëm për të ruajtur raportin mes shëndetit e ekonomisë. Kur përmirësohej situata i lironim, kur përkeqësohet jemi të detyruar t’i shtrëngojmë. Me miratimin e vaksinës ndryshoi raporti me pandeminë. U kthyem në kundërsulm me vaksinim. E nisëm nga fundi i marsit, e atë masiv nga 15 qershori. Edhe pse e nisëm të fundit në rajon, në gusht për disa javë ishim të parët me mesataren më të lartë në rajon”, ka thënë ai duke shtuar se “një valë e re ishte e pashmangshme në shtator”, shkruan albinfo.ch.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim urgjent të qytetarëve.

Masat kryesore parashohin që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 13 shtator.

Tani qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga pikat kufitare do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit, testi PCR i 72 orëve të fundit apo ai serologjik i 30 ditëve të fundit, pavarësisht shtetësisë së tyre. Në të kundërtën, ata duhet të nënshkruajnë deklaratën nën betim e të vetizolohen për 7 ditë.

Gastronomisë i është kufizuar orari i punës. Ajo do të punojë vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30.

Është kufizuar edhe qarkullimi i qytetarëve pas orës 22:00.

Ndërsa bartja e maskës është bërë obligative edhe kur ecni vetëm.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka quajtur të domosdoshme shtrëngimin e masave. Ai s’ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave të reja nëse situata vazhdon të përkeqësohet.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi nga sot, 29 gusht.

Masat e miratuara dje nga kabineti qeveritar:

  1.  [Zbatimi territorial]
  2. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
  3. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]
  4. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

  1. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.
  2. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID[1]19;

4.3 Shtetasit e Republi

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame