Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Në Tiranë Imami i Qabes ndan çertifikatat e Institutit të Studimeve Islame

admin
  • Krijuar : 01-10-22
  • / 4199 Lexime

U zhvillua, sot, në ambientet e KU “BEDER” ceremonia e çertifikimit të studentëve të parë të Institutit të Studimeve Islame "Hafiz Sabri Koçi" të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

 

 

 

Takimi u hap me leximin e Kuranit Famëlartë nga Hafiz Enes Hyka, njëkohësisht mësuesi i lëndës së Kuranit në këtë Institut.

 

Më pas nënkryetari i KMSH-së H.Tauland Bica, njëkohësisht dhe koordinatori i Institutit shprehu falenderimin e veçantë për lektorët dhe studentët e këtij viti të parë studimi.

 

I pranishëm në këtë ceremoni ishte kreu i KMSh, H. Bujar Spahiu, imami i Qabes, Hirësia e Tij, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, anëtarë të kryesisë së KMSh, myftinj, imamë, pedagogë dhe studentë të INSI-t.

 

 

Kryetari Spahiu gjatë fjalës së tij iu uroi suksese studentëve të çertefikuar dhe shprehu besimin e tij që ata do të jenë përçues të vyer të fesë te besimtarët në xhamitë ku shërbejnë.

 

Imami i Qabes ndau me të pranishmit përvojën e tij si imam në Qaben e bekuar. Ai gjithashtu vlerësoi punën dhe misionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me të gjitha organet në varësi për kontributin e çmuar që japin në përçimin e drejtë dhe pastër të mesazhit të islamit te besimtarët.

 

Në fund z. Spahiu dhe imami dr. Abdullah Avad el-Xhuheni ndanë çertifikatat për studentët që sapo kanë përfunduar kursin e përgjithshëm fetarë në këtë Institut.

 

 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame