Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Prindër, e folura në mënyrë urdhërore nxit bullizmin te fëmijët!- Nga Lira Gjika

admin
  • Krijuar : 10-06-24
  • / 255 Lexime

 

Shpesh shoh e dëgjoj nëna dhe baballarë që nxitin fëmijët e tyre që t’i kundërpërgjigjen shokëve të tyre që i ngacmojnë, me goditje, grushta e sharje. I fyejnë që nuk reagojnë. I quajnë “budallenj” apo të “ngordhur” “që nuk dinë të mbrojnë veten” e shumë e shumë etiketime që nuk mbarojnë.

Kjo mënyrë sjelljeje e prindërve, është një nga arsyet që ushqen bullizmin te fëmijët dhe adoleshentët. Fëmijët që ushtrojnë bullizëm te shokët e tyre, janë po aq viktima sa edhe fëmija që e pëson dhunën. Këta fëmijë rriten në mjedise të ashpra, ku më i forti bën ligjin. Respekti për veten dhe tjetrin dhe zgjidhja e problemeve nëpërmjet fjalës nuk është praktikë.

Në edukimin e këtyre fëmijëve mbizotëron e folura në mënyrë urdhërore, etiketimet, zëri i ashpër e kërcënues dhe fjalët banale. / nga revista Psikologjia

 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame