Wednesday 04-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Takim i frytshëm në Mekë: Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, forcon bashkëpunimin me Ministrin Saudit të Çështjeve Fetare

admin
  • Krijuar : 06-08-24
  • / 251 Lexime

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, u prit nga Ministri i Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, në kuadër të konferencës së 9-të të Ministrive dhe Institucioneve të Çështjeve Fetare Islame nga vende të ndryshme të botës, me temë: “Roli i Ministrive të Çështjeve Fetare në Promovimin e Parimeve të Mesatarizmit dhe Konsolidimin e Vlerave të Tij,” e cila po zhvillohet në Mekë.

Gjatë takimit, u diskutua mbi marrëveshjet e përbashkëta mes KMSH-së dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare, ecurinë e tyre dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ministri i Çështjeve Fetare vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin me KMSH-në dhe siguroi që ky bashkëpunim do të intensifikohet në të ardhmen. Kryetari i KMSH-së falënderoi ministrin për ftesën dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për të zhvilluar projekte të përbashkëta.

Gjatë qëndrimit në Mekën e Bekuar, z. Spahiu zhvilloi takime me disa nga ministrat e çështjeve fetare nga vende të rëndësishme të rajonit, si Egjipti dhe Jordania, si dhe me drejtues të komuniteteve fetare pjesëmarrëse në konferencë./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame