Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti sot një delegacion nga Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, të përbërë nga dr. Muhamed al Shihri, Ahmed al Shumeri, dhe përfaqësuesi i Ambasadës Saudite në Tiranë, Najef al Humejdi. Ai i uroi mirëseardhje delegacionit dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.
Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e trajnimeve për imamët e Kosovës, që rrjedhin nga një marrëveshje ndërmjet dy institucioneve. Cikli i parë i trajnimeve u zhvillua në tetor 2022, ndërsa cikli i dytë do të mbahet në Medresenë "Alauddin" në Prishtinë, ku dr. Shihri do të ligjërojë nga libri “Perla koncize të virtyteve të fesë islame.”/bota-islame.com
