Më 13 tetor 2024, Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, u nderua me Medaljen e Përsosshmërisë për Lidership dhe Tolerancë Ndërkulturore, një dekoratë e dhënë nga disa institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Institutin për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim në Tiranë dhe Qendrën Ndërkulturore të Londrës.
Në fjalën e tij të falënderimit, Reisul Ulema theksoi rëndësinë e punës kolektive të BFI në promovimin e paqes dhe dialogut ndërkulturor, duke e cilësuar dekoratën si një mirënjohje për përkushtimin e vazhdueshëm të BFI në ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes popujve./bota-islame.com
Tags :
Bota Islame
Islam
Feja Islame
Kuran
Hadith
Qabja
Islami Tradicional
Histori Islame
Profeti Muhammed