Monday 09-06-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Haxhi Hafiz Sabri Koçi/ Kujtojmë sot udhëheqësin e besimit në kohë të vështira

admin
  • Krijuar : 14-05-25
  • / 417 Lexime

Më 14 maj 1921 lindi në Orenjë të Librazhdit Haxhi Hafiz Sabri Koçi, një prej figurave më të rëndësishme të Islamit në Shqipëri. Që në rini, ai u përkushtua dijes dhe shërbimit fetar, duke u emëruar imam në disa xhami të Shkodrës dhe më vonë myfti i Kavajës.

Në vitin 1966, u arrestua dhe u dënua me 22 vite burg nga regjimi komunist për shkak të bindjeve të tij fetare. U lirua në vitin 1986, por jo pa dëme – ai ishte një prej dhjetëra klerikëve që u persekutuan rëndë gjatë asaj periudhe të errët për fenë.

Me rënien e komunizmit, ishte ndër të parët që ringriti zërin për lirinë fetare, duke qenë nismëtar në rihapjen e Xhamisë së Plumbit në Shkodër më 16 nëntor 1990. Më 14 shkurt 1991, ai u zgjodh unanimisht kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke udhëhequr procesin e rindërtimit shpirtëror dhe institucional të besimit islam në vend.

Përmes përpjekjeve të tij u rihapën shumë xhami e medrese, u themeluan revista dhe gazeta fetare, dhe u edukua një brez i ri klerikësh. Veprën e tij e kujtojmë sot me nderim, si një gur themeli në historinë bashkëkohore të fesë islame në Shqipëri.

Haxhi Hafiz Sabri Koçi u nda nga jeta më 18 qershor 2004, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame