Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Marrëveshje Izrael-Egjipt për eksport gazi me vlerë 35 miliardë dollarë

admin
  • Krijuar : 07-08-25
  • / 10489 Lexime

Kompania "NewMed", partnere në fushën gjigante të gazit Leviathan në Mesdhe, ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me Egjiptin për eksportin e 130 miliardë metrave kub gaz natyror deri në vitin 2040, me vlerë rreth 35 miliardë dollarë.

Kjo është marrëveshja më e madhe e eksportit të gazit që ka firmosur ndonjëherë Izraeli. Ajo pritet të hapë rrugën për zgjerimin e kapaciteteve të fushës Leviathan, duke siguruar furnizim për tregun izraelit deri në vitin 2064.

Kujtojmë se një marrëveshje më e vogël mes dy vendeve ishte arritur në vitin 2019, ndërsa që nga viti 2020 Egjipti dhe Jordania kanë qenë destinacionet kryesore të eksportit të gazit izraelit.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame