Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të Ministrit të Vakëfeve dhe Çështjeve Islame, Sh.T. Ghanem bin Shaheen Al Ghanim.
Gjatë takimit mes dy palëve u diskutua mbi rolin dhe zhvillimin e vakëfeve, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha fetare dhe kulturore. Kryetari Spahiu prezantoi veprimtarinë e KMSH-së dhe e cilësoi vizitën si një mundësi për forcimin e partneritetit mes institucioneve.
Ministri Al Ghanim vlerësoi vizitën dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje të projekteve të përbashkëta që lidhen me ruajtjen e vakëfeve dhe nisma të tjera me interes të ndërsjellë.
Delegacioni shqiptar përbëhej nga z. Erlis Mosha, Dr. Xhemal Saferti dhe z. Ermir Gjana.
