Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

DREJTORI I BANKËS UBA VIZITË NË KMSH.

admin
  • Krijuar : 24-03-21
  • / 4446 Lexime

Drejtori i ri i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), z. Amel Kovačević, ishte për një vizitë kortezie në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga kreu i KMSH-së, H. Bujar Spahiu. Pasi e njohu z. Kovačević me veprimtarinë e KMSH- së, Kryetari Spahiu i shprehu atij urimet për detyrën e re dhe vullnetin për të intensifikuar marrdhëniet ndërinstitucionale në drejtimet me interes të përbashkët. Kovačević në vitet e fundit ka gërshetuar një karrierë në sektorin bankar me detyra politike dhe diplomatike. Para se të merrte drejtimin e UBA, ai ka qenë ministër i Financave i Kantonit të Sarajevës, ndërsa në periudhën 2010-2013, ka mbajtur detyrën e Ambasadorit të Bosnjës në Kinë dhe Mongoli.UBA kontrollohet në masën 72.2% nga Banka Islamike për Zhvillim dhe operon mbi parimet e bankingut islamik.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame