U bë i famshëm për të qeshurën karakteristike, ndërron jetë komediani i “memeve”
admin
Krijuar : 30-04-21
/
5509
Lexime
Komediani spanjoll, Juan Joya Borja, e qeshura e të cilit i solli famë globale, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare
Pas paraqitjeve në televizionin kombëtar, Borja u bë viral në 2014 kur njerëzit filluan të dublonin titra mbi të duke qeshur dhe duke rrëfyer një histori.
Mediat lokale raportojnë se ai vdiq të mërkurën në spital. Borja u shtrua në spital vitin e kaluar.
Në mars, ai falënderoi fansat për organizimin e një fushate për mbledhjen e fondeve për t’i blerë atij një skuter me lëvizje elektrike pasi një nga këmbët e tij u amputua.
Aktori i humorit e gjeti për herë të parë famën rreth 20 vjet më parë pasi u shfaq në shfaqjet televizive të prezantuara nga Jesús Quintero.
Klipi i famshëm i tij erdhi kur ai u intervistua nga drejtuesi në lidhje me përvojën e tij fatkeqe, duke punuar si ndihmës kuzhine.