Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Izraeli shton provokimet, miratohet marrshimi: “Dita e Jeruzalemit”

admin
  • Krijuar : 10-05-21
  • / 1815 Lexime

Edhe këtë të hënë kanë vijuar tensionet në Jerusalem. Qyteti i shenjtë për hebrenjtë, muslimanët dhe të krishterët, është tronditur nga dhuna që nga dita e premte pasi izraelitët kërkojnë të dëbojnë palestinezët nga vendbanimet e tyre.

Për më tepër, zyrtarët izraelitë kanë miratuar një marshim të njohur si Dita e Jeruzalemit në të cilin pjesëmarrësit mbështesin pretendimin e Izraelit për të gjithë qytetin e shenjtë. Marshimi konsiderohet tejet provokues për palestinezët pasi feston pushtimin e Izraelit në Jeruzalemin lindor, në Luftën gjashtë ditore të vitit 1967.

Gjykata supreme izraelite gjithashtu anuloi seancën dëgjimore të kësaj të hëne, ku do të shqyrtohej mosmarrëveshja e gjatë midis kolonëve dhe familjeve palestineze.

BE, SH.B.A., Kombet e Bashkuara dhe Rusia i konsiderojnë tejet shqetësuese përplasjet dhe kanë bërë thirrje që te shmanget dhuna. Ndërkohë të gjashtë kombet kryesisht muslimane që kanë lidhje diplomatike me qeverinë izraelite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani, gjithashtu kanë dënuar Izraelin për trazirat.Papa Françesku kërkoi qetësi nga të dy palët, duke thënë se dhuna sjell vetëm më shumë dhunë.

burimi:vizionplus.tv

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame