Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e tensionuar në disa lagje të Ankarasë ku grup turqish i janë sulur zonave ku banojnë sirianë të shpërngulur prej luftës duke djegur dhe plaçkitur pronat e tyre.
Ngjarjet në lagjen Altindag të Ankarasë nisën pas një sherri me thika dy netë më parë ku mbeti i vrarë në turk, ndërsa retorika kundër emigrantëve ka qenë mjaft e ashpër javët e fundit në Turqi, ç’ka tregon se vendi është në prag të shpërthimit.
Policia e pati të pamundur të kontrollojë turmat e irriturara të turqve nacionalistë, të cilët dogjën dhe plaçkitën bizneset e sirianëve, ndërsa nuk munguan edhe ata që i krahasuan këto ngjarje me ato të 6-7 shtatorit 1955, ku në lagjet e Stambollit u sulmuan në të njëjtën mënyrë bizneset dhe pronat e grekëve që banonin në atë kohë aty. /abcnews.al