Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i BFI-së merr pjesë në Konferencën Shkencore në Egjipt

admin
  • Krijuar : 17-10-22
  • / 3108 Lexime

Reisul Ulemaja merr pjesë në Konferencën Shkencore në Egjipt

Në këtë tubim shkencor islam, në emër të BFI e RMV, mori pjesë Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi, Drejtor për çështje me botën islame arabe dhe Dr. Abdulkerim Iseini, shef i kabinetit të Reisul Ulemasë.

Konferencën e shpalli të hapur Muftiu i Egjiptit Dr. Sheuki Ibrahim Al-lameh, i cili në fjalën e tijë përshëndeti të pranishmit duke ju falënderuar për prezencën e tyre, njiherit shpjegoi qëllimet e Konferencës, e cila do shërbejë për dhënien e qëndrimeve - fetfave në lidhje me sfidat dhe kërkesat e kohës bashkëkohore.

Fjalë morën disa nga personalitetet e njohura, në veçanti Ministri i vakfit Dr. Muhamed Muhtar Xhum'a, i cili la mbresa të thella në ligjëratën e tijë.

Konferrenca do të zgjasë edhe nesër deri në mesditë.

Me këtë rast, Reisul Ulemaja falënderoi nikoqirin për pritjen e mirë miqësore.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame