Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Dijetari dhe i dehuri, një tregim interesant.

admin
  • Krijuar : 15-11-22
  • / 3935 Lexime

Dijetari dhe i dehuri, një tregim interesant.

 

Tregohet se një ditë njërin nga dijetarët e mëdhenjtë të botës islame teksa po shëtiste në rrugët e Bagdadit bashkë me nxënësit e tij, e ndalon një i dehur, që ishte rrëzuar në cepin e një rruge dhe ishte mbuluar me baltë.

 

O Abdullah, a është Allahu i Plotfuqishëm? - e pyet i dehuri.

 

Po, Allahu është i plotëfuqishëm - i përgjigjet ai duke buzëqeshur.

 

O Abdullah, a është Allahu i Plotfuqishëm? - pyet përsëri i dehuri.

 

Po, Allahu është i plotëfuqishëm -i përgjigjet përsëri dijetari duke buzëqeshur.

 

O Abdullah, a është Allahu i Plotfuqishëm pyet për të tretën herë i dehuri?

 

 

 

Herën e tretë dijetari bie në sexhde, fillon të qajë me dënesë edhe thotë tre herë: Është i Plotfuqishëm, është i Plotfuqishëm, është i Plotfuqishëm.

 

Pastaj urdhëron nxënësit e tij, që t'a lajnë dhe ushqejnë të dehurin. Nxënësit nuk kuptuan asgjë nga ky dialog edhe e pyetën mësuesin e tyre se çfarë pyeti i dehuri edhe cilat ishin përgjigjet e tij?

 

Në pyetjen e parë me pyeti a është Allahu i plotfuqishëm ta përmirsojnë gjendjen time? Edhe une ju përgjigja që është i Plotfuqishëm.

 

Në pyetjen e dytë me pyeti a është Allahu i plotfuqishëm që të më ngrejë në pozitën tënde? Edhe une ju përgjigja përsëri, po Allahu është i plotfuqishëm ta realizojë edhe këtë.

 

 

 

Në pyetjen e tretë më pyeti, a është Allahu i plotfuqishëm të të vendose ty në gjendjen time?

 

Qava nga frika edhe thashë tre herë po është i plotfuqishëm ta bëjë edhe këtë, rashë në sexhde dhe ju luta Allahut që t'a vazhdojë mirësinë e tij mbi mua.

 

Mësim: Gjendja e mirë që mund të ndodhesh sot nuk duhet të të çojë në mendjemadhësi, pozita e lartë që mund të kesh sot nuk duhet të të bëjë që t'i shikosh njerëzit e tjerë të pavlerë dhe veten tënde te veçantë. Në qoftë se je i rrethuar nga mirësitë dije se kjo është në sajë të mëshirës së Allahut, dhe jo si meritë e jotja, ai që të ka lartësuar sot mund të të sprovojë nesër. Prandaj tregu modest, i mëshirshëm dhe zemërgjerë me të tjerët, përpiqu të bësh një jetë shembullore që kënaq krijuesin dhe krijesat, dhe të siguron vazhdimësinë e mirësive të Allahut.

 

🤲O Allah të lutem na mbulo me mirësitë e tua të pafundme. 🤲

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame