REISUL ULEMA i BFI-së U PRIT NGA PRESIDENTI I R. SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ
admin
Krijuar : 05-04-23
/
4506
Lexime
DELEGACIONI I BFI E RMV NË KRYE ME REISUL ULEMA U PRIT NGA PRESIDENTI I R. SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ
Presidenti Z. Bajram Begaj ju shprehi mirëseardhje në Presidencë dhe ju shprehi falënderimet e tija për këtë vizitë shumë të rëndësishme, njiherit uroi muajin e Ramazanit me dëshirë për një kultivim të vlerave njerëzore, paqën, tolerancën dhe bashkjetesën.
Reisul Ulema shprehi falēnderimet e tija Presidentit të Shqipërisë Z. Bajram Begaj për pritjen dhe dhënien hapsirë dhe kohë që m'u në muajin e bekuar, muajin e agjërimit, sakrificës, paqës dhe solidaritetit. Në emër të BFI e RMV i uroi detyrën e Presidentit duke i dëshiruar shëndet dhe suksese tē reja në këtë detyrë të shenjtë dhe madhore.
Njiherit biseduan për shumë çështje me rëndësi për kombin, rolin e besimit në ngritjen e vetëdijes kombëtare, bashkpunimin në sfera të ndryshme për të qenë aktual në rrjedhat e kohës, sidomos në rrugën drejt Bashkimit Europian, harmoninë ndërfetare, etj.. Lartë vlerësuan nismën e Koridorit 8 i cili do të lidhë kombet dhe ballkanin në të gjitha sferat dhe se kjo është ngjarje e madhe në rrjedhat shqiptare.]
Presidenti Begaj premtoj se do e vizitoj edhe Bashkësinë fetare islame të RMV për t'u njohur sa më afër me organizimin e saj dhe ate e konsideron si një organizatë mirë të organizuar dhe po lëviz konform kohës dhe rrjedhave të shëndosha.
Reisul Ulema i BFI e RMV Shkëlqësisë së tij Presidentit në shenjë respekti i ndau Librin e shenjtë Kur'anin Famëlartë i përkthyer në gjuhën Shqipe nga teologu i madhë nga Peshkopia Hoxhë Sali Ferati si dhe mirënjohje dhe botimin e fundit të BFI mbi literaturën fetaro islame në gjuhën shqipe në trojet shqiptare gjatë historisë.