Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kosova me prefiks zyrtar +383 në platformën më të madhe të punësimit falë Hava Malokut

admin
  • Krijuar : 10-05-23
  • / 4873 Lexime

Kodi telefonik i Kosovës +383 deri tash ka qenë inekzitent në platformën më të madhe “online” të punësimit dhe biznesit në botë. Shqiptarja e vetme që punon në këtë kompani, Hava Maloku ka lobuar që kjo të ndryshojë. Që nga e premtja, kodi ndërkombëtar telefonik (prefiksi) i Kosovës (+383) tashmë është pjesë e çdo faqeje në platformën LinkedIn.

“Kodi i shtetit për Kosovën tashmë është vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së LinkedIn. Unë e vlerësoj punën e zellshme të ekipit të inxhinierisë që e mundësuan këtë. Të vish nga një vend i vogël ku je shpesh i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si është të jesh i padukshëm. Të ndikosh në këtë nga ana e nga ana tjetër e tablos duket e pabesueshme tani”, ka shkruar Hava Maloku në profilet e saj në Facebook dhe Linkedin.


Hava Maloku, kosovarja e vetme që punon në LinkedIn

Mirëpo, cili është roli i Hava Malokut në kompaninë LinkedIn?

“Unë menagjoj produktin më të madh në LinkedIn, LinkedIn Premium. Me fjalë tjera e managjoj marketingun online përmes emailës dhe ëeb faqeve për Linkedin Premium. Premium është një produkt me pagesë ($29.99 për muaj) që i shtohet profilit dhe si rezultat anëtari me premium ka qasje në LinkedIn Learning ku mund të ndjekë klasa online duke marre parasysh librarinë prej me shumë se 15,000 klasa. Roli që kam ka përgjegjësi të madhe, vetëm në një javë kam dërguar mbi 130 milion emaila anëtarëve. Që do të thotë se kujdesi duhet të jetë maksimal që gjithçka të jetë korrekte se ndikon në tërë imazhin e kompanisë” sqaron Hava Maloku.

Duke qenë se është pjesë e kësaj kompanie, Maloku ka treguar për interesimin e kosovarëve që të shfrytëzojnë rrjetin social, LinkedIn, i cili është gjithmonë e më shumë në rritje. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Në fillimet e kësaj platforme, nuk ka pasur shqiptarë që e shfrytëzonin.

“Rinia kosovare ka filluar ta shfrytëzoj me të madhe këtë rrjet social sidomos në vitet e fundit. E di kur e kam krijuar profilin tim në vitin 2008 nuk ka pasë shqiptarë fare në platformë. Kanë filluar ngadalë të shtohen në fillim shqiptarët në diasporë e mandej edhe ata në Kosovë. Por sidomos vitet e fundit mendoj që janë vetëdijsu shumë për benefitet e të qenurit pjesë e platformës. Duke marrë parasysh që është rritë numri i përdoruesve, kam pa që japin edhe rekomandime në gjuhën angleze që ta kuptojnë të gjithë anëtarët e platformës. Kjo është për tu duartrokitur”. /botaislame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame