Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

A pati tentim për shkarkim të Reisit Shaqir Fetahu, flasin nga BFI!

admin
  • Krijuar : 25-05-23
  • / 1915 Lexime

Bashkësia Fetare Islame vazhdon të mohojë puçin eventual në këtë institucion fetar, edhe përkundër faktit se në mënyrë të shpejtë vendosi shkarkimin dhe zëvendësimin e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së. Vendimi i prerë nga Shaqir Fetahu ishte në pikë të natës, transmeton televizioni Alsat.

“Besimtarët mysliman nuk duhet të shqetësohen për këto ndryshime kadrovike në Rijaset. Ne po përpiqemi të përzgjedhim kuadro të reja, të cilët do të jenë më bashkëpunues në hierarki dhe nuk bëhet fjalë për asnjë kundërveprim që flitet në opinion të ashtuquajturin puç kundër Reisit Shaqir Fetahu,” thanë nga Bashkësia Fetare Islame.

Megjithëse komunikuam me disa nga të shkarkuarit, asnjëri nuk ishte në gjendje të fliste para kamerës. Përmes telefonit na mohuan se kanë të bëjnë me dyshime të keqpërdorimeve financiare te paratë e Haxhit apo të certifikimit Hallall.

Jo zyrtarisht, këto dy indicie nuk janë arsyet e vetme që u mor vendimi, derisa Reisi Fetahu detektoi se dikush po i përgatit luhatje të fronit të Bashkësisë Fetare Islame.

Nga ky institucion fetar bëjnë thirrje për qetësi që mos të dëmtohet organizimi i Haxhit as festa e Bajramit. Kujtojmë që kostoja për Haxh nga Maqedonia sivjet është bërë 6.550 euro, më e shtrenjta në rajon, transmetoi te merkuren televizioni Alsat

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame