Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i mirëpriti mysafirët dhe i informoi për aktivitetet e BFI-së që kanë të bëjnë me vakfin dhe njëkohësisht falënderoi institucionet e Republikës së Turqisë për mbështetjen dhe përkrahjen që i japin BFI-së dhe besimtarëve në vend, duke veçuar këtu mbështetjen e Hudaj Vakfit për paralelen e shtrirë të Medresesë “Isa Beu” në Shtip. Reisul Ulema gjithashtu shprehu mirënjohje të veçanta për Prof. Dr. Osman Nuri Topbash për kontributin dhe punën e tij të palodhshme për çështjet islame. Njëherit, Reisul Ulema uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të zgjerohet edhe në fusha tjera që kanë të bëjnë me interesin e besimtarëve në vend.
Mr. Akif Koç, në emër të delegacionit falënderoi Reisul Ulemanë për mikpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit të BFI-së dhe institucioneve të Republikës së Turqisë. Ndërsa Prof. Dr. Mehmet Bulut tha se janë të interesuar për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në sfera tjera. Propozuan që në Shkup të mbahet një seminar për menaxhimin e vakëfit në interes të institucioneve të Bashkësisë Fetare Islame në vend.