Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Cila është urtësia në faktin që Kur’ani fillon me urdhrin "lexo!"?

admin
  • Krijuar : 23-08-23
  • / 2456 Lexime

Urdhri hyjnor ikra, pra lexo!1, drejtuar qenies më të nderuar, është një dhënie detyre dhe një ftesë për njeriun, me qëllimin që ai të bëhet mëtues i përsosmërisë së pafundme dhe përgjegjës për arritjen e saj.

Me përjashtim të njeriut, çdo qenie tjetër e gjallë ose jo e gjallë, Allahu e ka ngarkuar me detyrën e kalemit (shkruesit), kështu që, çdo qenie vazhdimisht regjistron dukuritë dhe evenimentet e ngarkuara mbi të e që shfaqen tek vetë ajo.

Çdo qenie e gjallë dhe jo e gjallë është një libër më vete. Prandaj, urdhri hynor është dhënë në trajtën lexo! e jo shih, vëzhgo! Sepse libri vetëm lexohet! Gjithsesi, kjo Gjithësi vitale dhe e mbushur plot me qenie, secila prej sosh një libër më vete, është një bibliotek hyjnore. Ndërsa të gjitha qeniet, veç njeriut, kanë si përgjegjësi të shkruajnë, njeriu është nderuar, veç shkrimit, me privilegjin e leximit!

Dituria përbëhet nga njohja e marrëdhënieve të ndërsjella mes rregullsisë dhe harmonisë së shfaqur në natyrë dhe gjërave që shfaqen në forma të ndryshme, si dhe nga klasifikimi dhe sistematizimi i tyre.

Rregullsia dhe harmonia në Gjithësi, ndjeshmëria dhe ekuilibri esencial në të, kurrsesi nuk mund t'u lihen rastësive. Për rrjedhojë , një rregullsi dhe harmoni e tillë ka strukturuesin dhe ekzekutuesin e saj, një strukturues dhe ekzekutues më evident se çdo qenie tjetër.

Çdo rregull, para se të parashtrohet, në fillim përfytyrohet dhe projektohet krejt ashtu siç përfytyrohet e projektohet një plan ndërtese në kokën e arkitektit, para se të hidhet në letër duke u vizatuar. Është tjetër gjë se si arrin ta bëjë këtë struktura dhe mendimi opak dhe i turbulluar i njeriut! Nëse kjo rregullsi në përmasa universale është Leuhi Mahfudh, rregullsia e restriktuar, e kufizuar në përmasa konkrete, ështe Kurani dhe pasqyra e Leuhi Mahfudhit.

Kështu, pra, njeriu do ta lexojë këtë, e duke lexuar, do të përpiqet të kuptojë, ndonjëherë do të kuptojë gabim, do të gabojë, do të fitojë përvoja të reja; mineralit të diturisë që e kaloi nëpër sitën mirë-keq, do t'i përftojë bindje dhe besueshmëri, saktësi dhe siguri. Tjetër gjë është të shohësh, tjetër të vëresh; tjetër gjë është të kuptosh, tjetër ta përvetësosh me vetëdije dhe zemër atë që e kuptove dhe, pas gjithë kësaj, është krejt tjetër ta praktikosh, ta vesh në zbatim dhe t'ua dorëzosh të tjerëve!

Sigurisht, të gjitha këto ‘tjetër’ që kanë të bëjnë me njohjen, janë në veprim të vazhdueshëm, sepse në Gjithësi ka shumë ligje që kanë të bëjnë me procesin e njohjes, të cilat Ligjvënësi i vë në veprim brenda një harmonie të jashtëzakonshme. Disa prej këtyre janë këto:

1. Kalimi nga njësia drejt shumësisë.

2. Prania, e ngjashmërive, dallimeve dhe kundërshtive brenda shumësisë.

3. Prania e një ekuilibri dhe harmonie efektive mes kundërshtive.1

4. Stafeta.

5. Mësimi, harrimi dhe mësimi nga e para.

6. Zelli dhe përpjekja.

7. Analiza dhe sinteza.

8. Frymëzimi, shfaqja dhe zhvillimi.

Njeriu është i varur nga të gjitha këto ligje. Prandaj ndodh që ka shumë njerëz dhe mes njerëzve ka të ngjashëm, të ndryshëm dhe të kundërt. Po kështu, ndodh që mes njerëzve të ketë të tillë me ide, mendime, pikëpamje, bindje, besime, sjellje dhe veprime të ngjashme, të ndryshme a të kundërta. Ndërkaq, të gjitha këto ndryshime dhe kundërshti të natyrshme, të rrjedhura nga krijimi, nuk ekzistojnë në mënyrë të pakuptimte dhe pasive, por brenda një ekuilibri të gjallë dhe aktiv.

Gjithashtu, prandaj ndodh që një ecuri me synim vetëm besimin e humb dijen, di

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame