Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Vlon në BFI. A do të shkarkohet Myftiu i Tetovës?!

admin
  • Krijuar : 14-04-24
  • / 4162 Lexime

Tensionet në BFI nuk kanë përfunduar pasi pakënaqësitë po shtohen rreth asaj se kush do ta menaxhoj këtë institucion fetar.

Reisul Ulema Shaqir ef Fetahu në orët e herëshme të mëngjesit diku nga ora 3.30 ka dërguar ftesa për disa anëtarë të Rijasetit se do të mbaj mbledhje në ora 10.00. Ai do të mbajë mbledhjen e tij të fundit pa nëntë anëtarët e Rijasetit tre muftitë ai i Tetovës, Strugës dhe Kumanovës si dhe 5 anëtarët e shkaruar dhe dekani i FSHI-së. Të gjithë këto nuk janë ftuar në këtë mbledhje ku siç ka mësuar TetovaSOT, kjo mbledhje është jolegjitime pasi është shkelur rregullorja e BFI-së.

 

https://bota-islame.com/lajmi-i-fundit-reisul-ulema-shaqir-fetahu-i-shpeton-pucit-ne-bfi/

 


Nga ana tjetër TS(tetovasot) mëson se Reis Shaqir Fetahun nuk do ta njohin si Reis të BFI-së ku sot pritet të dalin hapur shumë myftini në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut për të deklaruar se Reis Shaqir Fetahu nuk i përfaqëson më dhe nuk e njohim si Reis të BFI-së. 

 

Përveç grupit të ish sekretarit Afrim Tahiri BFI po përballet edhe me grupin e myftiut të Tetovës, Qani Nesimi. Të dyja grupacionet brenda BFI-së kanë tentuar disa herë të organizojnë shkarkimin e grupit të Shaqir Fetahut por që nuk ja kanë aritur ashtu siç dokumentohet edhe sonte në SMS që shkëmbyen myftyu i Tetovës me reisin Shqir Fetahu, shkruan Top24

 

Burime jo zyrtare konfirmojnë thirrjen e mbledhjes dhe se nuk janë ftuar në mbledhje myftitë e përmendur në lajmet që dolën, por jozyrtarisht mësohet që reisi Shaqir Fetahu mund të propozoj shkarkimin e myftiut të Tetovës Qani Nesimi ku sipas burimit reisi do të ndërmer këtë veprim pasi që myftinia e Tetovës ka heshtur rastin e shpronësimit të “Arabatit Baba” në Tetovë nga kompania Teteks.

 

 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame