Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, krahas festës tjetër Fitër Bajramit.
Në kuadër të kësaj besimtarët myslimanë vizitojnë tregjet e kafshëve në mënyrë që të zgjedhin kurbanët e tyre ose zgjidhin që kurbanet e tyre t'i organizojnë me autoritetet vendore Islame
Kështu këtë vit, bashkësitë fetare islame të rajonit kanë dalë me çmimet respektive për kurbanin 2024. Ato janë si më poshtë:
- Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: 17000 all / 170 € / 185 $
- Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës: 160 €
- Maqedonia e Veriut, Bashkësia Fetare Islame: 190 €
- Mali i Zi, Bashkësia Islame Mali i Zi: 240 €
Urtësia e therjes së Kurbanit.
Adhurimet bëhen sepse janë urdhër i Zotit, por pas çdo adhurimi qëndron një urtësi.
Kurbani është adhurim, sakrificë dhe bindje e njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit.
Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ta) duke arritur majat.
Është fakt i pamohueshëm se Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por ne kemi nevojë për mëshirën e Tij.
Në Kuranin Famëlartë thuhet:
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij” (Haxh 37).
/pregatiti redaksia bota-islame.com