Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot drejtorin e shoqatës "Jetimat e Ballkanit," z. Halil Kastrati, në një takim ku u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet të dyja palëve. Gjatë bisedës, të dyja institucionet shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Myftiu Tërnava lavdëroi angazhimin e vazhdueshëm të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" për të ndihmuar njerëzit në nevojë, dhe në shenjë mirënjohjeje, ndau një çmim nderi për z. Kastrati. Ky çmim vlerëson kontributin e veçantë të tij në mbështetje të të varfërve në Kosovë dhe në hapësirat shqiptare, duke e cilësuar atë si një figurë frymëzuese të solidaritetit njerëzor, kombëtar dhe fetar.