Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, merr pjesë në inaugurimin e xhamisë shqiptare 'Tulipan' në Zvicër

admin
  • Krijuar : 25-09-24
  • / 174 Lexime

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të xhamisë shqiptare “Tulipan” në Reinach, Zvicër. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kryesia dhe imami i xhamisë “Tulipan”, përfaqësues nga komunitetet fetare të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe Zvicrës, autoritete lokale si dhe një numër i madh besimtarësh.

Në fjalën e tij, nënkryetari Luli shprehu urimet dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj xhamie. Ai theksoi rëndësinë e tyre për jetën e përditshme të besimtarëve dhe komunitetit në përgjithësi. “Xhamitë janë vendet e Zotit, ku përmendet dhe lartësohet emri i Tij, ku njerëzit forcojnë marrëdhëniet e tyre në bazë të dashurisë për Allahun. Nuk ka dashuri më të madhe sesa ajo që lind pa interesat e kësaj bote, por vetëm për kënaqësinë e Zotit”, u shpreh ai.

Gjithashtu, nënkryetari Luli vlerësoi kontributin e besimtarëve shqiptarë në diasporë, duke nënvizuar rolin e tyre në përfaqësimin e kombit dhe fesë. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është krenar me ju dhe përfaqësimin që i bëni islamit dhe kombit tonë. Ju trashëgoni vlerat kombëtare dhe islame tek fëmijët tuaj, një pasuri e paçmuar për të ardhmen e përbashkët”, shtoi ai.

Më pas, aktiviteti vazhdoi me fjalime të tjera përshëndetëse dhe shpërndarjen e disa certifikatave mirënjohjeje për kontribuuesit dhe ata që ndihmuan në realizimin e projektit./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame