Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mirëpriti në një vizitë kortezie në selinë e institucionit z. Mahmoud Iriqat, të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shtetit të Palestinës në Tiranë. Gjatë takimit, kryetari Spahiu e prezantoi shkurtimisht me punën e institucionit, duke përfshirë veprimtaritë fetare, arsimore dhe sociale që zhvillohen në kuadër të tij.
Nga ana tjetër, z. Iriqat prezantoi misionin e tij diplomatik në Shqipëri dhe theksoi gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin institucional me KMSH-në. Diskutimet gjatë takimit prekën edhe aktualitetin dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Në përfundim, u lutën Allahut të Plotfuqishëm për paqe dhe harmoni ndërmjet popujve, për lehtësimin e vuajtjeve dhe për udhëzimin e njerëzimit drejt mirëkuptimit dhe bashkëjetesës./bota-islame.com