Medreseja e Tiranës, një nga institucionet më të vjetra arsimore në Shqipëri, festoi 100-vjetorin e saj me një ceremoni madhështore. Aktiviteti u organizua nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe mblodhi përfaqësues shtetërorë, diplomatë, ish-nxënës, mësues dhe qindra të ftuar nga mbarë vendi. Ceremonia nisi me himnin kombëtar dhe leximin e ajeteve nga Kurani, duke nderuar traditën dhe vlerat fetare.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, e cilësoi Medresenë si një vatër dijeje që ka ndriçuar breza të tërë me vlerat e besimit, qytetarisë dhe atdhedashurisë. Ministri Taulant Balla dhe Drejtori i Medresesë, Ndriçim Gjimi, theksuan rolin e rëndësishëm të institucionit në edukimin dhe formimin moral e kulturor të të rinjve ndër vite.
Pjesëmarrësit shijuan një dokumentar mbi historinë 100-vjeçare të Medresesë, përkujtime për mësuesit dhe drejtuesit që kanë kontribuar në suksesin e saj, dhe u mbyll me urime për të ardhmen e ndritur të këtij institucioni. Kjo ngjarje u shënua si një moment krenarie dhe reflektimi për rrugëtimin shekullor të një prej shkollave më të rëndësishme të Shqipërisë./bota-islame.com





