Muaji i Bekuar i Ramazanit po afron, dhe besimtarët myslimanë përgatiten për këtë kohë të rëndësishme të reflektimit, adhurimit dhe bamirësisë. Një ndër detyrimet kryesore të këtij muaji është edhe dhënia e zekatit, sadakasë së fitrit dhe fidjes për ata që nuk munden të agjërojnë.
Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka bërë publike vlerat e përcaktuara për vitin 2025, të cilat janë si më poshtë:
📌 Nisabi për Zekatin: Personi që ka depozituar për një vit hënor të paktën 750.000 lekë, ka obligim të japë 2.5% ose 1/40 të kësaj pasurie si zekat.
📌 Sadakaja e Fitrit dhe Fidja: Për vitin 2025, vlera e përcaktuar është 400 lekë për person.
Ky njoftim është bërë publik nga Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu.
Agjërim të mbarë!
Tags :
Bota Islame
Islam
Feja Islame
Kuran
Hadith
Qabja
Islami Tradicional
Histori Islame
Profeti Muhammed