Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

“El-Ihtijar” vjen në shqip/ Një nga veprat më të rëndësishme të jurisprudencës islame

admin
  • Krijuar : 21-07-25
  • / 14873 Lexime

Tri institucionet kryesore islame shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, kanë shpallur një lajm me rëndësi për botën islame shqiptare: për herë të parë, vepra madhore e jurisprudencës islame hanefite “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari” e dijetarit të njohur Imam Abdullah bin Mahmud el-Mevsilij el-Hanefij, do të jetë e disponueshme edhe në gjuhën shqipe.

Ky përkthim historik është një arritje e jashtëzakonshme për literaturën islame në shqip dhe një gur themeli në përpjekjet për të ofruar dije të thellë dhe burimore për studiuesit, imamët, studentët dhe gjithë ata që janë të interesuar në fushën e fik’hut dhe trashëgimisë juridike islame.

Botimi i përbashkët do të jetë së shpejti në shitje në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, duke e bërë të mundur që kjo vepër e çmuar të jetë e qasshme për mbarë shqiptarët në trojet e tyre.

Ky projekt përfaqëson jo vetëm një bashkëpunim shembullor ndërinstitucional, por edhe një dëshmi të përkushtimit të vazhdueshëm për zhvillimin dhe thellimin e dijeve islame në shqip, si dhe për ruajtjen dhe forcimin e identitetit fetar dhe kulturor të shqiptarëve myslimanë.

Ky botim pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në rrafshin akademik dhe praktik të jurisprudencës islame, duke shënuar një moment historik në historinë e botimeve fetare në gjuhën shqipe.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame