Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Fitojnë komunitetet fetare: Në Shqipëri nuk ka “prind 1” e “prind 2”

admin
  • Krijuar : 16-10-25
  • / 9860 Lexime

Pas javësh debatesh të ashpra në opinionin publik, qeveria është tërhequr nga projektligji për barazinë gjinore, i cili përfshinte termin “gjini gjithëpërfshirëse” dhe parashikonte ndryshime në konceptin tradicional të familjes, duke zëvendësuar termat “nënë” dhe “baba” me “prind 1” dhe “prind 2”.

Vendimi i fundit për të mos e përfshirë këtë formulim në ligj, është pritur me mirënjohje nga shumë qytetarë dhe organizata, por protagonisti kryesor në këtë proces u bë Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNFSH), i cili reagoi menjëherë pas publikimit të nismës.

Zëri i pesë feve që u bë një për vlerat e familjes

Si përfaqësues i pesë komuniteteve fetare të vendit, mysliman, katolik, ortodoks, bektashi dhe ungjillor, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ishte ndër të parët që ngriti zërin kundër përfshirjes së termave që cenojnë strukturën tradicionale të familjes shqiptare.

Përmes një deklarate per shtyp të publikuar në faqen zyrtare, KNFSH shprehu qëndrimin e tij të qartë për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të vlerave morale dhe të rendit shoqëror që buron nga familja si themel i shoqërisë.

Deklarata e plotë: 


Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame