Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Aleksia Peleshi rrëfen udhëtimin e saj shpirtëror drejt Islamit

admin
  • Krijuar : 05-11-25
  • / 11577 Lexime

Në një rrëfim të sinqertë që ka tërhequr vëmendjen e publikut, Aleksia Peleshi, vajza e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka ndarë për herë të parë përvojën e saj personale të konvertimit në fenë islame.

E njohur dikur për jetën aktive në rrjetet sociale dhe për stilin modern, Aleksia ka përjetuar një transformim të thellë shpirtëror dhe jetësor. Ajo tashmë shfaqet me një stil më të thjeshtë e modest, shpesh edhe e mbuluar me shami, duke reflektuar një qasje të re ndaj besimit dhe përditshmërisë.

Në dëshminë e saj, ajo ka sqaruar se vendimi për t’u konvertuar nuk është ndikuar nga arsye romantike, por është fryt i një reflektimi të gjatë dhe të thellë:

“Qetësohuni, kurrë nuk do të konvertohesha për dikë. Udhëtimi im shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, në momentin kur mora pjesë për herë të parë në faljen e xhumasë,” – ka rrëfyer ajo.

Ajo shton se momenti i shahadetit – dëshmisë së besimit – ka ardhur pas një periudhe të gjatë përgatitjeje shpirtërore:

“M’u deshën vite që të ndieja momentin e shahadetit. Ka qenë një vendim i pjekur, i menduar dhe me shumë reflektim,” – u shpreh Aleksia.

Aktualisht, ajo ndan jetën mes Spanjës dhe Egjiptit, dy vende ku, sipas saj, ka gjetur qetësinë shpirtërore dhe ekuilibrin mes besimit dhe jetës moderne.

Ky rrëfim është pritur me interes e respekt në opinionin publik, veçanërisht nga komunitetet myslimane, të cilat e kanë vlerësuar vendimin e saj si një shembull të sinqeritetit, pjekurisë dhe lirisë personale për të ndjekur bindjet e zemrës. / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame