Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit Kryetarin e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani, z. Mensur Halili, i shoqëruar nga nënkryetari, sekretari i përgjithshëm dhe bashkëpunëtorë të tjerë të afërt të këtij unioni.
Gjatë takimit vëllazëror, kryetari Spahiu u uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe i njohu ata me zhvillimet më të fundit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm që komunitetet shqiptare në diasporë po luajnë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave fetare, kulturore dhe atdhetare, duke theksuar se ky angazhim përbën një kontribut të çmuar për identitetin kombëtar.
Nga ana e tij, z. Halili shprehu mirënjohjen për pritjen miqësore dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy institucioneve, duke vënë në dukje rëndësinë e forcimit të lidhjeve me qendrat fetare në atdhe.
Kulmi i takimit ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes KMSH-së dhe Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani. Dokumenti synon thellimin e koordinimit të ndërsjellë, shkëmbimin e eksperiencave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në shërbim të besimtarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë takim, kryetari Spahiu shoqërohej nga nënkryetari i institucionit, z. Lauren Luli, Drejtori i Financës, z. Edison Hoti, si dhe Drejtori i Kabinetit, z. Aurel Çani./ kmsh.al
Album fotografish gjatë eventit:







Tags :
Bota Islame
Islam
Feja Islame
Kuran
Hadith
Qabja
Islami Tradicional
Histori Islame
Profeti Muhammed
Kmsh
Unioni I Bashkesive Islame Ne Gjermani
Mensur Halili
Bujar Spahiu